“Bohemian Rhapsody” është një prej këngëve më të famshme të “Queen” dhe një prej këngëve më të bukura të të gjitha kohërave, që ka frymëzuar treshen australiane të komedisë “SketchShe” ta interpretojë sipas mënyrës së vet.

Në klipin prej 3 minuta e 25 sekonda të titulluar “Bohemian Carsody”, tri vajzat imitojnë lëvizjet Freddie Mercury në hitin legjendar të 1975-ës.

Video e postuar pak ditë më parë është klikuar më shumë se 2.5 milion herë dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Top Channel