Tahiri: Pas 25 vitesh Berisha e gjeti derën e Prokurorisë

09/03/2015 00:00

Në përgjigje të akuzave të Berishës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përshendeti vajtjen e ish-Kryeministrit në prokurori për herë të parë gjatë karrierës së tij 25-vjeçare në politikë.

Por ndërsa këtë herë shkoi si dëshmitar, Tahiri tha se herën tjetër Berisha do të shkojë si i akuzuar.

“Unë jam në krye të detyrës dhe jam shumë i vendosur të bëj atë për të cilën qytetarët më kanë mandatuar mua, kolegët e mi, Kryeministrin, qeverinë dhe gjithë maxhorancën. Kemi bërë gjithçka ka qenë në dorën tonë dhe tani është radha që të flasë prokuroria, shpresoj dhe nxis që të mbyllë hetimet në mënyrë të shpejtë e cilësore, që të dalin para përgjegjësisë të gjithë ata që e sajuan skenare të tilla që nuk janë aspak të denja për pritshmëritë e qytetarëve. Më vjen mirë që pas 25 vitesh e gjeti rrugën të shkojë në prokurori. Shpresoj që hera e parë të mos jetë e fundit, por nëse kësaj radhe shkoi si dëshmitar herën tjetër të shkojë si i akuzuar””, tha Tahiri.

Top Channel