Reforma në drejtësi, Donald Lu takim me Xhafën

09/03/2015 00:00

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu për rreth 60 minuta zhvilloi një takim me kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Duke dalë nga kryesia e Kuvendit, Ambasadori Lu nuk dha asnjë koment mbi takimin.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane i kontaktuar nga Top Channel tha se “takimi Ambasadorit Lu me zotin Xhafaj lidhej me reformën e gjyqësorit”.

Top Channel