Tirana-Partizani mund të shtyhet sërish, shkak protesta e opozitës

09/03/2015 00:00

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani rrezikon të shtyhet sërish, por këtë herë për shkak të protestës, që do të bëjë opozita ditën e enjte.

Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë pohuar se forcat blu do të jenë të angazhuara te protesta e orës 11:00 dhe nuk do të mund të marrin përsipër zhvillimin e derbit në futboll.

Nga ana tjetër, nëpërmjet një deklarate në faqen e saj zyrtare në Facebook, klubi i Tiranës, që është edhe organizatore e kësaj ndeshjeje, ka deklaruar se skuadra po vazhdon stërvitjen ndërsa drejtuesit e saj po marrin të gjitha masat, që derbi të luhet në ditën e caktuar.

Pritet që vendimi përfundimtar për derbin e shumëpritur të jepet të martën, pas bisedimeve mes klubit bardheblu dhe Policisë së Tiranës.

Top Channel