Prokurorët thërrasin të martën Dritan Priftin. E ka përmendur Meta

09/03/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar mëngjesin e së martës edhe ish-ministrin Dritan Prifti. Ai do të jetë para grupit të hetimit në orën 9:00, për t’u pyetur për çështjen e denoncuar nga Tom Doshi.

Emrin e Priftit e ka përmendur kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili në përgjigje të akuzave se ai ka sponsorizuar vrasjen e deputetit Doshi, ka thënë se ky është një komplot i pularisë së deputetit të Shkodrës dhe Dritan Priftit.

Top Channel