ZRPP, shkarkohet nga detyra Artan Tushe

10/03/2015 00:00

Është shkarkuar nga detyra Artan Tushe, përgjegjës i zonës 1 në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.

Përgjegjësi i ZVRPP-së u shkarkua me urdhër të kryeregjistruesit Ilirjan Muho pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Kryeregjistruesi Ilirjan Muho ka theksuar se Prokuroria duhet të fillojë hetimet sa më shpejt.

Top Channel