Shkodër, sherr mes adoleshentëve, plagoset 16-vjeçari

10/03/2015 00:00

Një 16-vjeçar me iniciale K.N është plagosur me armë zjarri tip pistoletë paraditën e së martës në fshatin Grudë të Shkodrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qendër të fshatit, pas një grindjeje të çastit, për motive të dobëta, mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes.

Mësohet se 16-vjeçari ka marrë dy plumba dhe plagët rrezikojnë seriozisht jetën e tij. Autori i ngjarjes, sipas policisë, është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia ka shoqëruar disa përsona që dyshohet se kanë djeni apo lidhje me ngjarjen, ndërsa janë sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

Top Channel