Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës

10/03/2015 00:00

40 persona janë arrestuar në disa vende të Europës si pjesë e një
rrjeti të gjerë të trafikut të drogës. Mes tyre janë edhe dy persona të
arrestuar në Shijak, të cilët sipas policisë shqiptare ishin pjesë e
kupolës drejtuese të këtij rrjeti.

“Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë të shtrirë në disa shtete dhe në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Alba Nostra’, i cili është zhvilluar në Itali, qytetet Milano, Pavia, Macerata dhe Aspi si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri, policia shqiptare ka arrestuar shtetasit Albert Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14 Shkozet, Durrës. Gani Doku, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmonë, Shijak, Durrës”, deklaroi Artur Beu, specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit.

Burimet saktësojnë se 51-vjeçari Qafa ka qenë dënuar më parë në Shqipëri për “grabitje me armë”, me 15 vjet burgim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe një armë zjarri.

Top Channel