35 vjet burg Kostandin Xhuvanit për vrasjen e katërfishtë

10/03/2015 00:00

Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vjet burg shtetasin Kostandin Xhuvani për vrasjen e katër personave, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë, duke e dënuar Xhuvanin me 4 dënime të përjetshme për çdo vrasje të kryer në lokalin “Ante Grand”. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet.

Dënimi është dhënë me kusht që të mos pranohet asnjë rrethanë cilësuese për Xhuvanin, duke theksuar se dënimi duhet të kryhet i plotë nga ana e Xhuvanit.

Një ditë më parë, në seancën për mbrojtjen e tij, Kostandin Xhuvani kërkoi që të mos gjykohet si kriminel, por si një person, i cili ka kryer një veprim të papërgjegjshëm në rrethana të caktuara.

Xhuvani u akuzua se, mbrëmjen e 4 nëntorit 2014, vrau shtetasit Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo. Pas ngjarjes, Xhuvani tentoi të largohej nga vendi i krimit, por u arrestua nga policia, edhe pse bëri rezistencë.

Top Channel