Zgjedhjet lokale, Rama nis konsultimet me bazat

10/03/2015 00:00

Pavarësisht nga situata politike që ka mbërthyer vendin pas deklaratave dhe zhvillimeve që lidhen më çështjen “Doshi”, Partia Socialiste rrit angazhimin organizativ për zgjedhjet e 23 qershorit.

Mëngjesin e së martës kryeministri Edi Rama, njëherazi kreu i PS, ka nisur konsultimet me deputetët për përgatitjet e këtyre zgjedhjeve.

Rama e ka nisur serinë e konsultimeve me deputetët e qarqeve Vlorë, Gjirokastër dhe Durrës nga ku pritet të garojnë kandidatë socialistë. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.

Mësohet se në këtë takim nuk është folur për emra konkretë të kandidatëve, por Rama dhe Ruçi e kanë vënë theksin në anën organizative të strukturave të Partisë Socialiste në bazë, duke i kërkuar deputetëve angazhim maksimal.

Pritet që serinë e të tilla takimeve kryeministri Rama ta vijojë me deputetë të qarqeve Berat dhe Fier.

Top Channel