Të rinjtë e PD-së në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Metës

10/03/2015 00:00

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga deputeti Tom Doshi.

Protestës iu bashkuan për pak minuta sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, dhe deputetja Jorida Tabaku.

Ristani theksoi se “Shqipëria nuk e meriton një qeveri kriminale”.

“Akuza ndaj kreut të Kuvendit është monstruoze dhe Meta duhet të japë dorëheqjen. Protesta jonë do të kulmojë të enjten”, tha zoti Ristani.

Top Channel