Gjykata e Durrësit nuk ndryshon masën për Eduard Ndreun

10/03/2015 00:00

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Eduard Ndreun, ish-drejtorin e Autoritetit Portual të Durrësit. Ai kishte kërkuar rivlerësim të masës, por ajo nuk u ndryshua.

Zoti Ndreu akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg edhe Mehmet Borshin, drejtor inxhinierik në Autoritetin Portual të Durrësit. Ai akuzohet për përfitime të paligjshme në bashkëpunim me Eduard Ndreun.

Top Channel