Ministri portugez: Mbështesim zgjerimin me Shqipërinë

10/03/2015 00:00

Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Bruno Maçaes ka vizituar këtë të martë Tiranën.

Në një konferencë shtypi me homologen shqiptare Klajda Gjosha, ai ka deklaruar se vendi i tij mbështet zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit.

“Jemi të bindur se zgjerimi i Europës me vende të reja ka çfarë të na japë edhe çfarë të na mësojë”, ka deklaruar Maçaes.

“Portugalia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne ju inkurajojmë të vazhdoni me të gjitha masat që i shërbejnë këtij procesi”, ka theksuar ai.

Ndërsa ministrja Gjosha deklaroi se, “gjatë takimit shprehëm dakordësinë e plotë se është me mjaft rëndësi thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve tona mike, në shumë sfera”.

Top Channel