Basketbolli kosovar pret anëtarësimin në FIBA

10/03/2015 00:00

Zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës presin që këtë javë kjo federatë të antarësohet në FIBA. Komiteti Ekzekutiv i FIBA-së të enjten dhe të premten në Gjenevë do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet që zyrtarisht Kosova të jetë anëtare e re e shtëpisë më të madhe të basketbollit.

FBK-ja në muajin shkurt ka aplikuar për pranim në FIBA. Sekretari i FBK-së, Leart Hoxha, deklaroi se beson fuqishëm që basketbolli kosovar do të pranohet në FIBA.

“Nëse pranohemi, atëherë t’i dërgojmë përfaqësueset e Kosovës në kampionatet evropiane për kategori të reja dhe klubet të jenë gati për garat e FIBA-s që nga sezoni 2015/2016 dhe të gjithë jemi duke pritur lajme të mira”, ka thënë Hoxha për ‘Kosovapress’.

Top Channel