Vetëvendosje propozon Aida Dërgutin për nënkryetare të Kuvendit

10/03/2015 00:00

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Aida Dërguti për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, pas largimit të Glauk Konjufcës.

Propozimi i zonjës Dërguti do të hidhet në votim në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, të enjten.

Ndryshimi i posteve erdhi pasi Visar Ymeri u zgjodh në krye të lëvizjes Vetëvendosje dhe u tërhoq nga posti i shefit të grupit parlamentar të subjektit politik.

Në vendin e tij erdhi Glauk Konjufca, i cili ishte nënkryetar i Kuvendit.

Top Channel