Programi i USAID-it për planifikimin dhe qeverisjen e re vendore përzgjedh Beratin

10/03/2015 00:00

Programi i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale në Shqipëri (PLGP), ka përzgjedhur Bashkinë e Beratit ndër gjashtë bashkitë në vend për zbatimin e legjislacionit të decentralizimit pas ndarjes së re administrative.

Ky projekt parashikon sigurimin e asistencës teknike dhe trajnime për qeverinë shqiptare dhe institucionet e qeverisjes lokale në vendin tonë. Ky projekt do të bëjë të mundur përmirësimin e efiçencës, transparencës dhe kontabilitetit në veprimet e qeverisjes vendore.

Për të prezantuar këtë projekt ishte sot në qytetin e Beratit vetë Drejtori i USAID-it për Shqipërinë, Marcus Johnson. Në një takim me kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi, dhe stafin e bashkisë, drejtori i USAID-it bëri të ditur rëndësinë e këtij projekti për Bashkinë, tashmë pas ndarjes së re administrative.

Në fjalën e tij, z. Johnson u ndal në zbatimin e legjislacionit të decentralizimit.

Më pas, u lancuan sistemet e reja kompjuterike të taksave dhe financave për Bashkinë e Beratit. Ato do të bëjnë të mundur një administrim më të mirë fiskal dhe financiar.

Sistemi i taksave do të lejojë administrim më efektiv dhe eficient të mbledhjes së taksave dhe shërbimeve, të cilat do të çojnë në të ardhura më të mëdha nga taksat për qytetin dhe qytetarët e Beratit.     

Top Channel