Policia e Tampa-s në Florida të Shteteve të Bashkuara ndaloi në kohë një tren duke i shpëtuar jetën një qeni.

Qeni ishte i lidhur mbi shinat e trenit dhe i qëlluar tre herë me armë zjarri. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas sinjalizimeve nga banorët për të shtëna me armë zjarri aty pranë.

Grupi i parë që iu përgjigj thirrjes mundi të shpëtojë qenin, një Pit Bull rreth 2 vjeç me emrin Cabela.

Qeni do t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat, dy prej të cilëve e kanë prekur në qafë dhe një tjetër në këmbë. Për shkak të plagës së rëndë të marrë në këmbë, veterinerët thanë se do t’u duhet t’ia presin atë.

Top Channel