Koha është në gjendje të korrigjojë një prerje të gabuar të flokëve apo një heqje të çrregullt të vetullave, por jo për një 22-vjeçare britanike.

Delsha Campbell, e dashuruar pas vetullave të modeles së famshme Cara Delevingne vendosi që t’i bëjë si ajo, por tatuazh.

Për këtë në 2012 vajza gjeti në internet se kërkesa e saj mund t’i realizohej për 100 paund. Pa u menduar dy herë ajo merr vendimin për t’iu nënshtruar kësaj proçedure.

Në fillim 22-vjeçarja britanike mbeti e kënaqur nga shërbimi i ofruar, por disa ditë më vonë, atëherë kur po i rriteshin vetullat që i ka falur natyra, kuptoi se diçka kishte shkuar keq…shumë keq.

Sot Delsha është me 4 vetulla, nga dy në secilën anë, një të tatuuar dhe një të natyrës. Ajo shprehet e penduar për veprimin që ka ndërmarrë dhe thotë se në fillim i dukej vetja si klloun dhe se ka qendruar për muaj me radhë e mbyllur.

Aktualisht Delsha po përgatitet t’i nënshtrohet një proçedure të kushtueshme për heqjen e tatuazhit.

FOTO GALERI
1/2
Delsha Campbell, 22-vjecarja britanike me 4 vetulla

Top Channel