Ashtu siç kishte premtuar që prej muajit shtator të vitit të kaluar, ‘Apple’ prezantoi mbrëmjen e 9 Marsit orën inteligjente, risia e parë e kompanisë që prej vitit 2010, kur u prezantua ‘iPad’.

Ora u prezantua nga kreu i kompanisë amerikane të teknologjisë Tim Cook. Ajo ka funksione të shumëfishta, që nga kryerja e telefonatave, mbikqyrja e gjendjes shëndetësore e deri tek aftësia për të hapur derën e hotelit.

Jetëgjatësia e baterisë është 18 orë dhe online kanë nisur prenotimet tashmë. Produkti që synon masat kushton 349 dollarë, ndërkohë që versioni ‘gold’ plot 10 mijë dollarë.

Mes orës 349 dollarëshe dhe asaj 10 mijë dollarëshe për momentin ofrohen edhe dy versione të mesme, një 549 dollarë dhe tjetra 1049 dollarë.

Ashtu si edhe në sektorin e telefonave inteligjentë, edhe në sektorin e orëve inteligjente ‘Apple’ do t’i duhet të konkurojë me Samsung, që ndodhet prej disa muajsh në këtë treg me një sërë versionesh.

Top Channel