Shtëpia në shitje…së bashku me të zonjën

10/03/2015 00:00

Nxjerr në shitje shtëpinë me një propozim të pazakontë; nëse e blen me çmimin e kërkuar fiton të zonjën e shtëpisë si bashkëshorte.

Një 45-vjeçare indoneziane, e ve prej 15 vitesh nxorri në agjencitë e shit-blerjeve të pronave të patundshme në vendlindje njoftimin i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gruaja e quajtur Wina Lia thotë se idenë për të kushtëzuar shitjen e shtëpisë me martesën iu propozua nga një agjent imobilar. Ajo shton se parësore për të është shitja e shtëpisë dhe aq më mirë akoma nëse blerësi plotëson edhe kushtin e dytë.

“Më pëlqeu propozimi, pasi prej kohësh jam në kërkim të një bashkëshorti”, tha ajo në një intervistë dhënë për televizionet vendase.

Wina shton se në 15 vite është përpjekur të krijojë një marrëdhënie serioze, por gjërat i kanë ecur ters, ndaj tani kërkon një blerës-bashkëshort serioz, të mirë, të sinqertë dhe besimtar.

Top Channel