LSI: Akuzat e Doshit, kauza e dështuar e Berishës

10/03/2015 00:00

LSI ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama ndaj deklaratave të publikuara në Facebook prej deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Për LSI-në akuzat e Doshit janë pjesë e kauzës së dështuar të Sali Berishës, ndërkohë që i bën thirrje deputetit që të bashkëpunojë dhe të dorëzojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të gjitha provat që ai pretendon se ka.

LSI kërkon që drejtësia të zbardhë sa më parë dhe në mënyrë të paanshme akuzat e Doshit.

“Prokuroria të zbardhë sa më parë akuzat e Tom Doshit, ndërsa Tom Doshi të bashkëpunojë me drejtësinë për një hetim i shpejtë dhe të paanshëm të akuzave duke dorëzuar çdo provë”, thuhet në deklaratën e Luan Ramës.

Top Channel