Protesta e opozitës zhvendos derbin për të premten

10/03/2015 00:00

Më në fund vendoset kur do të luhet derbi i shumëpritur Tirana – Partizani.

Sfida mes skuadrave të kryeqytetit e shtyrë tre herë deri tani është vendosur të luhet ditën e premte. Përballja e dy ekipeve pretendente për titullin kampion ishte parashikuar të luhej të enjten, por policia nuk mori përsipër garantimin e masave të sigurisë për shkak të protestës së opozitës që do të zhvillohet po ditën e enjte.

Mësohet se pas bisedimeve me policinë, drejtuesit e Tiranës dhe Partizanit kanë vendosur që ta zhvendosin 24 orë fillimin e derbit.

Ndërkohë mësohet se ndeshjet e javës së 27 Partizani – Elbasani dhe Teuta – Tirana do të zhvillohen ditën e hënë.

Top Channel