Berisha në “Facebook”: Jeta e një qytetari vlen më pak se 9 vite burg

10/03/2015 00:00

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për Kostandin Xhuvanin, i cili u dënua me 35 vjet burg.

Deputeti i Partisë Demokratike shkroi se jeta e një qytetari vlen më pak se 9 vite burg, kur ai ekzekutohet nga “Kostandini i Partisë”.

Zoti Berisha akuzoi edhe një herë qeveritarët, si të lidhur me bandat e krimit. Ai tha se, “ashtu siç njoftoi Edi Rama “Kostandinin e Partisë” më 4 shkurt 2015, vetëm pak orë pas vrasjes së katërfishtë, se do kalosh vite të gjata në burg, (pra jo gjithë jetën) kështu vendosi sot Gjykata në darën e qeveritarëve të lidhur kokë e këmbë me bandat dhe krimin”.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së enjte. “Me klikën e krimit në pushtet jeta jonë nuk vlen! Vetëm protesta mbarëpopullore mund të mbrojë jetën tone! Më 12 mars të gjithë në shesh për të hedhur murin e krimit, për të hedhur qelbësirat!”, përfundon komenti i Berishës në “Facebook”.

Top Channel