PD mbështet shtyrjen e takimit Shqipëri-SHBA

10/03/2015 00:00

Pas deklaratës së Ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila e ka mbështetur shtyrjen e mbledhjes përuruese të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-SHBA.

Por ndryshe nga selia diplomatike e Uashingtonit, selia blu e lidh qëndrimin e saj me praninë e Ilir Metës në këtë mbledhje.

“Një mbledhje e tillë me praninë e Ilir Metës si kryetar Kuvendi, ndërkohë nën hetim dhe akuzë si dhe me pjesëmarrjen e disa deputeteve, të cilët do duhej të ishin objekt i dekriminalizimit është gjykuar e papërshtatshme për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike. PD mbështet fuqimisht forcimin e bashkëpunimit midis parlamentareve shqiptarë dhe partnerit tonë strategjik SHBA, dhe shpreh konsideratën më të lartë për Ambasadën e SHBA në Tiranë”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

Top Channel