Aksidenti i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, një i vdekur, një i plagosur

10/03/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar gjatë orëve të vona të së martës në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas daljes nga rruga të një mjeti.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se mjeti i përfshirë në aksident është tip “Citroen”, me targa AA 082 KV.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, por nga të dhënat e para dyshohet se ai po lëvizte me shpejtësi të lartë. Emri i viktimës dhe i personit të plagosur ende nuk janë bërë të ditur.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, gjatë së martës dy aksidente të tjera rrugore u shënuan në Vlorë dhe në Lushnjë. Në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pushimi i shoferit-Divjakë, në afërsi të fshatit Gradishtë, shtetasi Petraq Kina, 59 vjeç nga Gradishta, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe sipas bluve të qarkullimit është përplasur nga një automjet e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa në Radhimë të Vlorës një 70 vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet.

Top Channel