Kurbin, arrestohet ish-drejtori i Hipotekës

11/03/2015 00:00

Një operacion i policisë në Kurbin ka bërë të mundur kapjen e disa personave të shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë Edmond Gjergji, i dënuar me 10 vjet burg për vrasje.

Është arrestuar gjithashtu edhe Kastriot Piroli, ish-drejtori i Hipotekës. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Top Channel