Kakavijë, ndalohen 38 klandestinë gjatë natës

11/03/2015 00:00

Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar 38 klandestinë gjatë orëve të natës.

Klandestinët e ndaluar janë nga Siria, Iraku, Kongo, Gambia dhe Mali. Mësohet se mes tyre ka edhe gra e fëmijë.

Klandestinët e ndaluar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po punohet për riatdhesimin e tyre.

Top Channel