Cristiano: Çfarë turpi! Nuk flas për mediat deri në fund të sezonit

11/03/2015 00:00

Cristiano Ronaldo shpëtoi Realin e Madridit nga turpi i eliminimit në Champions League, por ishte shumë i nevrikosur me lojën e skuadrës së tij në humbjen 3-4 ndaj Schalke 04.

Pas ndeshjes, autori i dy golave me kokë i tha mediave në zonën mikse se nuk do të prononcohej më deri në fund të sezonit.

Njoftimi i portugezit vjen pas disa imazheve të ‘Canal Plus’ që e tregonin fituesin e Topit të Artë duke i thënë francezit Benzema “Çfarë turpi, çfarë turpi!”, në një moment që loja kishte ndaluar.

Dy janë mundësitë: ose Cristiano po ankohej për lojën e skuadrës, ose ishte i nevrikosur për faktin që publiku i Bernabeut po vërshëllente pa pushim lojtarët e skuadrës madrilene.

Top Channel