Rama-Meta, kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit

11/03/2015 00:00

Për të pestën javë radhazi, kryeministri Edi Rama ka ngjitur shkallët e pasme të Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kreun e këtij institucioni, Ilir Meta.

Takimi mes dy aleatëve ka zgjatur rreth 60 minuta. Kryeministria dhe Kuvendi nuk dhanë detaje për takimin, por besohet se Rama dhe Meta, krahas zhvillimeve që lidhen me çështjen “Doshi” dhe protestën e së enjtes të opozitës, në fokus të bisedës kanë patur edhe vijimin e negociatave për konfigurimin e bashkive ku do të garojnë kandidatët e PS dhe LSI.

Po nga dera e pasme e Kryesisë së Kuvendit është parë të hyjë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qëndruar për më shumë se 10 minuta.

FOTO GALERI
1/3
Rama takohet me Metën në Kryesinë e Kuvendit

Top Channel