Autoriteti Rrugor Shqiptar: Situata në akset kryesore kombëtare

11/03/2015 00:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftojnë për vështirësi në kalimin e disa akseve rrugore në vend.

Dy institucionet apelojnë ndaj gjithë drejtuesve të automjeteve në zonat ku ka vështirësi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.
 
Bëhet me dije se në rrethin e Dibrës vazhdojnë reshjet e dëborës dhe qarkullimi në akset Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Klenjë-Steblevë rekomandohet të kryhet duke përdorur zinxhirët.

Ndërsa në rrethin e Pukës ka patur reshje të pakta dëbore në orët e para të mëngjesit. Reshjet e dëborës më të theksuara ishin në Qafë Mali. Megjithatë, qarkullimi i automjeteve nuk paraqet vështirësi.
 

Top Channel