PS: Hetim gjendjes mendore të Berishës

11/03/2015 00:00

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një dalje për mediat ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se, me skenaret e tij të sajuara po përpiqet të krijojë destabilitet në vend.

“Sali Berisha po përpiqet të krijojë destabilitet dhe po bën përpjekje për të manipuluar hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pse Berisha nuk pret përfundimin e hetimeve”, deklaroi Balla.

Duke theksuar se ish-kryeministri po tenton t’i imponohet ligjit, deputeti socialist i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë gjendjen mendore të tij.

“I bëjmë thirrje prokurorisë që ta hetojë. Të hetohet gjendja shëndetësore e Sali Berishës dhe të mbyllet në psikiatri nëse është nevoja. Ky po njeri përpiqet të destabilizojë vendin”, shtoi Balla.

Top Channel