Irlandë, legalizohet droga

11/03/2015 00:00

Irlanda legalizoi aksidentalisht ekstazinë, metamfetaminën kristal dhe ketaminën. Krijimi i një shtegu ligjor të martën nënkupton se deri në miratimin e legjislacionit të ri, askush nuk mund të arrestohet për zotërim të drogave në fjalë.

Për mbylljen e këtij boshllëku, ministri i Shëndetësisë paraqiti me urgjencë gjatë orëve të mbrëmjes një projektligj korrigjues. Është shumë e rëndësishme si për shëndetin publik, ashtu në perspektivën e drejtësisë kriminale që ky legjislacion të aprovohet sa më shpejt që të jetë e mundur, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.

Akti i keqpërdorimit të drogave i vitit 1977 u shpall jokushtetues nga Gjykata irlandeze e Apelit mëngjesin e një dite më parë për shkak se dy dhomat e parlamentit nuk ranë dakord me disa amendamente të reja, çka do të thotë se aktualisht lëndët narkotike të ndaluara prej ligjit të shfuqizuar konsiderohen legale.

Top Channel