Gjatë natës së mbrëmshme, Roja Bregdetare shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, mori sinjal nga QNUD-ja se në ujërat tona territoriale është një mjet që po lëviz.

Menjëherë ka shkuar një mjet i Rojes Bregdetare së bashku me Policinë Kufitare dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Portin e Vlorës së peshkarexhës italiane COBRA III së bashku me katër marinarët e saj në bord.

Ndërkohë, Policia Kufitare bën me dije se mjeti tip peshkarexhë ishte duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në ujërat tona territoriale.

Në peshkarexhë janë gjetur dhe 60 arka me peshk si dhe po kryhen procedurat për bllokimin e mjetit dhe të peshkut.

Top Channel