OST: Mungesë energjie në disa fshatra të Lezhës

11/03/2015 00:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar se për shkak të punimeve nga OST-ja në linjën L400 kV Tirana2-Prishtinë, do të ketë mungesë energjie elektrike në disa zona në rrethin e Lezhës nga data 11 mars deri në datën 17 mars, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Zonat pa energji gjatë kësaj kohe janë fshatrat Borizanë, Gajushe, Manati, Pllane, Tresh, Zejmen.

Top Channel