Kërkimet për gjetjen e trupit të 36-vjeçarit të mbytur

11/03/2015 00:00

Vijojnë kërkimet për gjetien e trupit të një 36-vjeçari me inicialet A.R, që u mbyt mbrëmjen e së martës në lumë në Babrru.

36-vjeçarin, që besohet se ka qenë në gjendje të dehur, e ka marrë rrjedha e lumit rreth orës 21:00 në vendin e quajtur Ura e Babrroit.

Menjëherë në vend kanë shkuar  forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.4 dhe një grup i polumbarëve të Repartit Special Renea, ku kanë nisur menjëherë  kërkimet, por si pasojë e motit të keq dhe errësirës , në orët e vona të natës kërkimet janë ndërprerë.

Kërkimet për gjetjen e trupit të 36-vjeçarit kanë nisur në orët e para të mëngjesit  të datës, ku për 6 orë rresht, polumbarët kanë kontrolluar gjithë gjatësinë e lumit që prej “Urës së Babrroit” deri në Institut në Kamëz.

Njëkohësisht edhe inspektorët e Policisë së Rendit dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë kërkuar në të dyja anët e shtratit të lumit për gjetien e trupit.

Top Channel