Bombë kundër “Game of Thrones”

11/03/2015 00:00

Aktorët dhe gjithë stafi i xhirimit të serialit “Game of Thrones” kanë qenë në shënjestër të një sulmi terrorist.

Policia në Irlandën e Veriut thotë se ka parandaluar shpërthimin e një bombe në zyrat e “Titanic”, kompanisë që realizon serialin e suksesshëm.

“Belfast Telegraph” raporton se një pako me lëndë shpërthyese ishte lënë në hollin e personelit të sigurisë dhe kur qendronte shpesh trupa e aktorëve të serialit.

Falë ndërhyrjes së policisë u shmang tragjedia, ndërkohë që për autorësinë e sulmit fajësohen ekstremistët irlandezë.

“Game of Thrones” është një serial televiziv britanik mjaft i suksesshëm që ka mbërritur në sezonin e pestë të tij.

Top Channel