Berat, nis pyllëzimi i Kurorës së Gjelbër

11/03/2015 00:00

Mbi 5 mijë fidan pisha janë mbledhur në Kurorën e Gjelbër të Beratit, duke shënuar kështu nisjen e pyllëzimit të kësaj zone.

Ajo konsiderohet ndër zonat më të rëndësishme të qytetit, pasi ndodhet mbi lagjen muzeale të Goricës, si dhe ndihmon në pastrimin e ajrit duke shërbyer si një mushkëri e mirëfilltë për banorët.

Pas viteve ’90, Mali Partizan ka rënë shpeh herë pre e zjarrvënieve, që kanë çuar në djegien e mijëra pemëve të kësaj zone.

Për të rikthyer gjelbërimin, Ndërmarrja e Pyjores së Beratit prej disa ditësh është duke hartuar një projekt për mbjelljen e pemëve të reja.

Fatjon Hima, shef i seksionit, ka deklaruar se me kontributin e dhënë nga bashkia e qytetit po mundësohet mbjellja e pemëve të reja.

Ndërkaq, Drejtoria e Shërbimit Pyjor ka hartuar edhe një projekt që ia ka kaluar tashmë Ministrisë së Mjedisit, për mbjelljen e 80 hektarëve pyje, ndërkohë që po zbatohet plani i pastrimit nga pemët e djegura.

Top Channel