Dr. Flori, një “muze” me kujtimet më të bukura të këngëtarit…

11/03/2015 00:00

Kanë kaluar rreth 4 muaj nga ndarja nga jeta e Dr. Florit, por ka një vend në Tiranë, ku janë grumbulluar shumë gjurmë të tij: libra, fotografi, tekste këngësh.

Njëkohësisht, në këtë vend, të gjithë ata që e duan muzikën dhe duan të bëhen këngëtarë, mund të realizojnë ëndrrën e tyre. Bëhet fjalë për “Dr. Flori Studio”, një studio muzikore dhe njëkohësisht një muze, nismë e familjarëve të Dr. Florit dhe kishës “Rilindja”.

Për të mësuar më shumë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht ndiqni në video rrëfimin e Alban Kondit, vëllait të Dr. Florit, për emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Top Channel