LSI: Doshi i dhuroi një apartament Petrit Çinarit

11/03/2015 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili doli në mbrëmjë përpara gazetarëve për të publikuar disa dokumente, që sipas tij, vërtetojnë që Tom Doshi gënjen kur thotë se nuk e njeh Petrit Çinarin.

Vasili tha se deputeti i qarkut të Shkodrës i ka dhuruar një apartament bashkëshortes së Çinarit në muajin gusht, pikërisht 3 javë para se të ngrinte akuzat për tentativë vrasjeje kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

“Jam këtu për të bërë
publike fakte që nxjerrin në dritën e diellit skandalin e gjoja atentatit dhe
mashtrimit publik për çështjen e prezumimit të këtij atentati nga Tom Doshi.
Opinioni u njoh dje me gjoja një vrasës të ri që quhej Petrit Çinari, një
person me probleme psiqike, të provuara nga kartela klinike e njohur dhe e bërë
publike dhe ishte trajtuar nga institucionet e specializuara për këto probleme.
Por ç’lidhje ka me ngjarjen ky personazh? Tom Doshi ka deklaruar dje që nuk e
njeh këtë dëshmitar. Si qendron e vërteta lidhur me këtë çështje? Petrit
Çinari, i datëlindjes 1963, është i martuar me zonjën Alma Nasi Çinari e datëlindjes
1980, në Libofshë të Fierit. Personi i panjohur nga Tom Doshi, pra pa asnjë
lidhje, na rezulton që këtij personi, gruas së tij, zonjës Alma Çinari, zoti
Tom Doshi i ka bërë dhuratë një apartament në gusht të 2014 tre javë përpara se
Tom Doshi të deklaronte të ashtuquajturën vrasje. Këtu kemi të bëjmë me një
mashtrim të paskrupullt”, deklaroi Petrit Vasili.

Emri i Petrit Çinarit doli në skenë nga një shkrim i gjatë i Tom Doshit një ditë më parë në Facebook ku thuhet se Çinari, një ish-oficer ushtrie është kontaktuar nga babai i Ilir Metës që i ka kërkuar eleminimin e Doshit për llogari të kreut të Kuvendit.

 

Top Channel