Policia e Tiranës: Ja akset e rrugëve të bllokuara për shkak të protestës

11/03/2015 00:00

Të gjitha akset rrugore në kryeqytet, që lidhen me sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” dhe të gjitha rrugët pranë godinës së Parlamentit të Shqipërisë do të jenë të pakalueshme për automjetet.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur të gjitha akset rrugore, ku prej orës 09:30 të ditës së enjte, deri në përfundim të protestës, do të jenë tërësisht të bllokuara, qoftë për kalimin e automjeteve, por edhe për parkimin e tyre.

Janë gjithsej 15 kryqëzime dhe rrugë, që lidhen me zonën ku do të zhvillohet protesta, të cilat nga Policia e Shtetit do të bllokohen për mbarëvajtjen e protestës së planifikuar nga Partia Demokratike.

Top Channel