Ministria e Arsimit: Mësimi ditën e enjte do të zhvillohet normalisht

11/03/2015 00:00

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me njoftimet për pezullimin e mësimit gjatë ditës së enjte, për shkak të protestës së opozitës, duke hedhur poshtë zërat e përhapur.

Ministria ka bërë të ditur se, pavarësisht protestës së opozitës, e cila do të nisë në orën 11:00, mësimi do të zhvillohet normalisht dhe nuk do të ketë pezullim të tij.

Reagimi i MAS erdhi pas disa njoftimeve në rrjetet sociale, ku shkruhej se, për shkak të protestës së opozitës, të enjten do të ndërpritej mësimi.

Top Channel