Berlin, Veliaj takon homologun gjerman edhe për pensionet e emigrantëve

12/03/2015 00:00

Gjermania ka Presidencën e radhës të grupimit G7, apo të 7 vendeve më të industrializuara në botë. Tre muaj përpara samitit të qershorit në Gjermani, Qeveria federale po organizon një sërë forumesh tematike me fokus punësimin, pensionet dhe aftësimin profesional të të rinjve.

Ministri Erion Veliaj ishte i ftuar në Berlin nga homologu i tij gjerman, Jorg Asmussen. Gjermania është partneri kryesor i Qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional, modernizimit të zyrave të punës dhe, së fundi, edhe në çështjen e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ministrat Veliaj dhe Asmussen kanë nisur edhe negociatat për njohjen e pensioneve të emigrantëve mes dy vendeve. Pas raundit të dytë, që do të mbahet muajin e ardhshëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes në fund të verës.

Top Channel