Protesta e opozitës, interesim të madh mediatik. Foto nga ajri dhe nga toka të mitingut

12/03/2015 00:00

Protesta e sotme e opozitës ka ngjallur interesim të madh mediatik, nisur jo vetëm nga protesta paraardhëse e saj, nëntorin e kaluar, e ku pjesëmarrja i kaloi parashikimet, por edhe nga zhurma, polemikat dhe tensionet politike që i paraprinë këtij demonstrimi të sotëm.

Kanë qenë me dhjetëra kamera, gazetarë dhe fotoreporterë, që kanë ndjekur zhvillimin e protestës, duke përcjellë çdo detaj dhe në çdo hap mbarëvajtjen e saj. Disa nga fotot që janë realizuar nga toka e nga ajri, që paraqesin momente të veçanta të saj, përpara nisjes së tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të tij dhe gjatë fjalimit të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, janë publikuar edhe në fotogalerinë tonë.

Protesta e lajmëruar të niste në orën 11:00 me marshimin nga sheshi “Skënderbej” në bulevard është zhvilluar për rreth 50 minuta, nga pika e nisjes deri në shpërndarjen e protestuesve. Protestuesit janë grumbulluar pak pas orës 11:30 përpara Kryeministrisë dhe janë larguar prej saj me mbylljen e fjalimit të zotit Basha, në 11:49 minuta.

Top Channel