Nicki Minaj-t nuk “i mbajnë” reçipetat

12/03/2015 00:00

Nicky Minaj nuk i ka fshehur kurrë format e saj të bollshme, madje s’ka pasur aspak drojë as t’i shfaqë ato kur i është dhënë mundësia.

Ndaj, nuk është aspak surprizë për fansat e saj, fakti që ajo ka vendosur të veshë një prej fustaneve më të ngushta ndonjëherë, teksa bënte xhirimet për videoklipin e saj të ri “The night is still young”, këtë të mërkurë.

32-vjeçarja për pak sa nuk rrezikoi të pësonte një “keqfunksionim” të veshjes së saj, pasi pjesa e përparme e përbërë vetëm nga rripa mund t’i shfaqte më shumë se ç’duhej gjatë pozave.

Nicki, emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj, ka folur së fundi edhe për “DailyMail”, në lidhje me të qenin forcë drejtuese në ndryshimin e perceptimit ndaj të bukurës në botë, duke nxjerrë më në pah femrat me forma të bollshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel