Angli, 24-vjeçarja “gjallë” falë qenit të saj

12/03/2015 00:00

24-vjeçarja britanike, Joanna Mellor, i detyrohet një jetë qenit të saj, një labrador i zi i moshës 5-vjeçare, i quajtur Leo.

Joanna ishte duke fjetur në krevatin e saj, në krah të të fejuarit, Andreë Rayment, 27 vjeç, kur papritur goditet nga një arrest kardiak. Dhe ai që e ka kuptuar më mirë situatën ka qenë Leo, i cili nisi të lehte, të kërcente mbi krevat, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen.

I fejuari i Joannas arriti të zgjohej në kohë dhe u telefonoi menjëherë ndihmës së shpjetë. Pasi u transportua për në spital, mjekët i thanë se asaj i janë dashur 30 minuta, përpara sesa zemra t’i rrihte sërish. Pa një ndërhyrje kaq të shpejtë në kohë, ndoshta me siguri do t’i kishte thënë lamtumirë të fejuarit dhe qenit të saj.

Vajza, siç tregojnë ekipet e shpëtimit, u shpëtua nga qeni i saj. Joannas, 24-vjeçarja që jeton në Ilkeston në kontenë Derbyshire, i është diagnostikuar edhe një tip sindromi parkinsoni, një sëmundje që shkakton rrahje jonormale të zemrës, e që mund të provokojë edhe episode takikardie.

“U detyrohem për jetën time qenit dhe të fejuarit. Pa Leon dhe Andreë nuk do të isha duke folur me ju sot”, ka thënë vajza pas normalizimit të situatës.

Top Channel