Aligatori i apasionuar pas golfit

12/03/2015 00:00

Një aligator 4 metër i gjatë ishte tifozi i paftuar në një turne golfi në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Kafsha u shfaq në fushën e golfit krejt papritur, por sërish nuk ia doli mbanë që të anulonte turneun, i cili vazhdoi normalisht në “Myakka Pines Golf Club”.

“Nëse do të ndalnim së luajturi golf thjesht për një aligator, atëherë nuk do të kishte golfistë”, thotë Mickie Zada, njëra prej organizatorëve të turneut.

Ka pretendime se organizatorët e turneut, për të përfituar vëmendje kanë vënë dorë mbi fotot duke bërë që aligatori të dukej më i madh, por Mickie Zada mohoi. “Zotëria (fotografi) është rreth të 80-ave dhe as që e ka dëgjuar Photoshop-in”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel