Tiranë, arrestohet për korrupsion përgjegjësi i hipotekës

12/03/2015 00:00

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Artan Tushe, përgjegjës i zyrës numër 1 në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet.

Tushe, 43 vjeç, akuzohet për korrupsion.

Sipas policisë ai i kishte marrë një shtetasi shumën prej 1500 eurosh në këmbim të dhënies  së çertifikatës së pronësisë.

Hetimet ndaj tij kanë nisur prej pak kohësh, pas sinjalizimeve për veprimtarinë në kundërshtim me ligjin të Tushes si shef i zyrës numër një në hipotekën e Tiranës.

Top Channel