Dëshmia e të penduarit…Bes Kallaku

12/03/2015 00:00

Ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare me akuza për tentativë vrasjesh e kundërakuza i komenton edhe aktori i Portokallisë, Bes Kallaku…sipas mënyrës së tij.

Aktori shfaqet në rolin e vrasësit të paguar për ‘të hequr qafe’ (sigurisht me humor) shumë emra në politikën shqiptare, si majtas ashtu edhe djathtas, ku nuk mungojnë as udhëheqësit e të dy kampeve.

Videoja është shpërndarë edhe nga vetë Kryeministri Edi Rama në Facebook, shpërndarje që ka tërhequr menjëherë komentin thumbues të Besit. “Edhe statuset po na vidhni. E ç’e rropët kët popull”.

Top Channel