Kosovë, miratohet ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja

12/03/2015 00:00

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja. Nga 79 deputetë sa ishin të pranishëm në seancë, 60 prej tyre votuan pro, 17 kundër dhe 2 deputetë abstenuan.

Ligji ka ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftën e Sirisë përkrah ekstremistëve të ISIS-it. Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër këtij ligji me arsyetimin se është i përgjithshëm, duhet të specifikohet konkretisht duke kërkuar ndryshimin e emrit të ligjit që siç është propozuar nga qeveria mban emrin “Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës”.

Vetëvendosje ka paraqitur nëntë amendamente, por ato nuk janë futur fare në procedurë për t’u bërë pjesë e ligjit.

Top Channel