Madonna flet për episodin e përdhunimit në moshën 19-vjeçare

12/03/2015 00:00

Madonna zbuloi në tetor të vitit 2013 se ishte përdhunuar nën kërcënimin e thikës në moshën 19-vjeçare. Tani, këngëtarja e famshme ka folur sërish për atë episod të pakëndshëm në një intervistë me Howard Stern.

Diva e muzikës tha se kurrë nuk e ka denoncuar përdhunimin pasi ishte shumë e turpëruar.

“Je dhunuar tashmë, nuk ka vlerë. Është shumë turpëruese. Sapo kisha ardhur në Nju Jork, nuk njihja asnjeri, por i besoja kujtdo. I përshëndesja të gjithë në rrugë si budallaqe“, tregon Madonna.

56-vjeçarja kujton momentet para sulmit: “Po shkoja në kursin e kërcimit dhe dera ishte e mbyllur me çelës. Më duheshin para’ për telefonin publik. Një burrë u tregua shumë miqësor dhe më tha që mund të përdorja telefonin e shtëpisë së tij. Atje më përdhunoi.“

Top Channel